Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha ka ftuar 27 lojtarë: Ardhjet e reja, rikthimet dhe senatorët

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Primozh Gliha e ka bërë publike listën e futbollistëve prej 27 futbollistëve për dy ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Dardanët do të luajnë dy ndeshje kualifikues për Euro 2024 në kuadër të Grupit I, ku fillimisht do të presin Zvicrën në Prishtinë më 9 shtator, pastaj do të luajë në udhëtim te Rumania më 12 shtator.

Për këto dy ndeshje, përzgjedhësi Gliha ka publikuar tashmë listën me 27 futbollistë të rinj, ku ka edhe emra të rinj, rikthime dhe senatorë.

Meriton Korenica, Kreshnik Hajrizi, Andi Hoti, Altin Zeqiri dhe Valon Zumberi janë emrat e rinj të ftuar me ekipin A të Kosovës.

Në listën e re të Glihas ka edhe rikthime. Bernand Berisha është rikthimi i madh, pas një mungese të gjatë në listën e Kosovës.

Në listë kthehen edhe Valon Berisha, Arbër Zeneli, Zymer Bytyqi dhe Florent Hadergjonaj.

Përveç kësaj, Gliha vazhdon të besojë të senatorët dhe nuk mungojnë asnjëri nga ta në listën.

Kapiteni Amir Rrahmani, portieri Samir Ujkani, mbrojtësi Mërgim Vojvoda dhe sulmuesit Milot Rashica, Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi mbeten pjesë e ekipit.