Kryesuesit të bordit të ndërmarrjes ”Trepça”, Bahri Hyseni, i është hedhur bombë në oborrin e shtëpisë së tij, në Mitrovicë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi vetë Hyseni, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30-40.
Sipas tij, prej këtij akti janë shkaktuar dëme materiale, ndërkaq nuk ka lëndime në njerëz.
Ai ka njoftuar se Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin në fjalë.