Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas bastisjeve të Policisë, për aferën “Vaji” në Ministrinë e Infrastrukturës dhe në pronat e Ridvan Muharremit.
Deliu tha se shoqërimi në polici i Hafiz Garës, Irfan Lipovicës dhe aksioni i sotëm kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet ministrja Rozeta Hajdari.
“ Nuk mund t’i iket përgjegjësisë politike në një skandal të madh si ky. Rozeta, si udhëheqëse e këtij dikasteri, është fillimi dhe fundi i problemit. Kryeministër, fjala është për ty!”, tha ajo.
Ndryshe pak minuta më parë, Policia e Kosovës e ka arrestuar Ridvan Muharremi, në lokalin e tij. Policia për orë të tëra ka qëndruar duke bastisur këtë lokacion dhe banesën e Muharremit..