“Ata e vlerësuan punën time dhe shprehën mirënjohjen e tyre për kontributin e dhënë për futbollin e Mitrovicës gjatë kësaj periudhe në krye të FFK-së. I falënderova përzemërisht për vizitën dhe mirënohjen, derisa ju premtova se do të vazhdoj të punoj në përmirësimin e mëtejmë të futbollit në çdo cep të vendit tonë, pasi ky mbetet synimi im kryesor. Vetëm duke punuar së bashku mund të krijojmë një të ardhme më të mirë për futbollin e Kosovës”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe fotot nga vizita e veteranëve të futbollit mitrovicas.