Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se nuk e kanë me obligim qëndrimin në Kuvendin e Kosovës deputetët që aktualisht janë brenda.
Pas sulmit në Kuvend, Balje në një prononcim për media ka thënë se e ka parë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi duke e goditur me shishe deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun, shkruan Gazeta Insajderi.
Ajo ka thënë se nga zyrtarët që janë sulmuar që ka parë ajo është ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Kam pa Ministrin e Financave dhe Albulena. Ata janë brenda. Unë mendoj se Besniku ka gjujt shishe me ujë në Mërgimin, nuk jam e sigurt për këtë. Mirë janë, krejt janë brenda”, ka thënë ajo.
“Vetë nuk dojnë me dalë. Qe unë dola. Krejt çka ka ndodh, ka ndodh brenda”, vijon më tej Balje.