Kylian Mbappe, i cili deklaroi dëshirën e tij për t’u larguar nga Paris Saint-Germian me skadimin e kontratës në vitin 2024, mund të përfundojë duke luajtur në Arabinë Saudite.
Kështu raporton gazetari Ben Jacobs në rubrikën e tij në Caught Offside. Ai thotë se Fondi i Investimeve Publike Saudite, i cili mbikëqyr transferimet në Ligën Pro Saudite, është shumë i etur për të sjellë 24-vjeçarin në shtetin e Gjirit Persik.
Sauditët do të shkonin aq larg sa të lejonin Mbappen të largohej te Real Madrid në vitin 2024, duke e nënshkruar kështu për një vit për të ngritur statusin e Pro League.
Marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë të mira, madje quhen ‘Lufta e Ftohtë e Re Arabe”.
Mirëpo, plani i Arabisë Saudite është që të transferojë Mbappen dhe t’i ofrojë atij një shumë që ndoshta do të kalonin dekada për t’iu afruar ndokush pagës së tij.
Francezi mund edhe të tundohet nga kjo ofertë e tyre, duke ditur se ai nuk dëshiron të kalojë te Los Blancos pa e marrë bonusin prej 80 milionë eurosh nga PSG.