Saturday, November 23, 2024
Home SPORT Daku transferohet në Rusi, shuma që fiton Llapi dhe Osijeku nga transferimi...

Daku transferohet në Rusi, shuma që fiton Llapi dhe Osijeku nga transferimi i tij

Mirlind Daku do të transferohet në Rusi. Sulmuesi nga Gjilani, ka marrë pasaportën shqiptare, duke qenë një alternativë më shumë për Sylvinhon, trajnerin e kombëtares së Shqipërisë.

Sulmuesi modern dhe potent, i cili ka teknikë të admirueshme për shtatlartësinë që ka (1.92 m), është një mundësi e mirë dhe interesante për kuqezinjtë. Në kuadër të dueleve ndaj Çekisë (7 shtator) dhe Polonisë (10 shtator). Të vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

25-vjeçari ishte nën kontratë me kroatët e Osijekut. Sezonin e fundit shkëlqeu në Slloveni me ekipin e Murës. Duke shënuar 23 gola në total. Mes kampionatit, Kupës dhe dueleve europiane.

Performancat pozitive kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane, por e ardhmja e tij quhet Rubin Kazan. Që garon në elitën e futbollit rus.

Marrëveshja është arritur prej kohësh mes drejtuesve të Osijekut dhe atyre të Rubin Kazan. SuperSport mëson se ky operacion prek shifrën 1.5 milionë euro në total.

Osijeku do të përfitojë 1.2 milionë euro direkt dhe 300 mijë të tjera në formë bonusesh. Daku ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 500 mijë euro në sezon.

Nga ky transferim përfiton edhe Llapi. Klubi dardan ka ruajtur një përqindje të kartonit të sulmuesit. Dhe do të përfitojë 180 mijë euro.

Daku mori pasaporte shqiptare edhe për të lehtësuar procedurat e aktivizimit në Rusi. Lojtari shqiptar ndodhet në Rusi dhe ka nisur përgatitjet me skuadrën e re.

Rubin Kazan pritet ta zyrtarizojë blerjen e tij gjatë ditës së nesërme (e martë).

PO KUSH ËSHTË MIRLIND DAKU?

Hapat e parë të karrierës si profesionist i ka hedhur tek skuadra e Hajvalisë, teksa në edicionin 2016-2017 shënoi 7 gola mes kampionatit dhe Kupës. Më pas kaloi tek Llapi ku realizoi 20 gola në të gjitha garat, duke qenë shënuesi më i mirë i kampionatit (17 gola). Ai realizoi dhe tre gola të tjerë në Kupën e Kosovës.

Performancat e tij pozitive ngjallën interesin e kroatëve të Osijekut. Të cilët i ofruan një kontratë 4-vjeçare.

Ndërkohë që paguan një shifër prej afro 60 mijë eurosh tek Llapi. Por duke mos i dhënë menjëherë mundësinë e luajtjes me ekipin e parë. Daku u aktivizua në 15 ndeshje me skuadrën e dytë, duke shënuar 2 gola.

Në edicionin pasues, drejtuesit gjetën gjuhën e përbashkët me Kukësin, për ta huazuar për një edicion. Gjithsesi, sulmuesi nuk gjeti shumë hapësira te verilindorët, që në edicionin 2019-2020 kishin në ofensivë lojtarë si Vasil Shkurtaj, Kristal Abazaj, Eduart Rroca dhe Valon Ethemi.

Daku luajti 12 ndeshje në Superiore, duke shënuar vetëm një gol ndaj Flamurtarit në nëntor të vitit 2019. Ndërsa realizoi edhe 2 gola në Kupë në tri takimet që luajti.

as eksperiencës me Kukësin, Daku vendosi që të rikthehej për një tjetër sezon në Kosovë. Te Ballkani, përsëri i huazuar nga Osijeku.

Në Therandë, 25-vjeçari ishte i papërmbajtshëm duke shënuar 31 gola në 35 ndeshje, e duke qenë ylli i kampionatit dardan. Shifra që i dhanë besim Osijekut që t’i jepte mundësinë dhe në kampionatin kroat.

Me Dakun që shënoi 4 gola në 15 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës. Në janar, Mura shfaqi interes për sulmuesin, por Osijeku insistoi se ai mund të largohej vetëm në formë huazimi. Dhe ashtu ndodhi.

Në pjesën e dytë të sezonit, futbollisti nga Gjilani shënoi 5 gola me Murën, duke qenë lojtari i cili i nxiti drejtuesit të bisedojnë përsëri me kroatët, në mënyrë që ai mos të largohej nga Sllovenia.

Gjuha e përbashkët u gjet dhe Daku e nisi sezonin e ri si titullar, besim që e ka përligjur më së miri.

PROFILI I DAKUT I REALIZUAR NË MUAJIN MARS

 

Daku zhvilloi një edicion të shkëlqyer me skuadrën e Murës në Slloveni. Sulmuesi i lindur në Gjilan (1 janar, 1998) shënoi 23 gola mes kampionatit, kupës dhe ndeshjeve në Conference League. Duke regjistruar shifra të kënaqshme.

Mirlind Daku ka luajtur 12 ndeshje zyrtare me ekipin e 21-vjeçarëve të Kosovës, ndërsa është aktivizuar në vetëm pesë sfida miqësore me skuadrën e parë të dardanëve.

Mungesa e aktivizimit në ndeshjet zyrtare krijon mundësinë që ai të ndryshojë skuadrën që do të përfaqësojë në nivel Kombëtaresh, me Shqipërinë që mund ta marrë në konsideratë që t’i bëjë