Mateo Kovacic së fundmi u largua nga Chelsea dhe nënshkroi kontratë me Manchester Cityn. E gjithë puna për të sjellë mesfushorin kroat te kampionët e Anglisë dhe Evropës kap vlerën e 30 milionë eurove, ndërsa me bonuse mund të shkojë deri në 35 milionë.
Legjenda angleze dhe Manchester United, Rio Ferdinand mendon se City bëri një punë të madhe.
“Ai është një nënshkrim i madh për Manchester Cityn. Ata kanë humbur Ilkay Gundogan, kapitenin, por unë mendoj se Kovacic është një transferim mendjemprehtë. Sidomos me atë çmim”, ka thënë ai.
“Me vlerat e futbollistëve sot, është një marrëveshje fenomenale. Ai ka përvojë, ka fituar garat më të mëdha dhe ofron varietetin që Cityn nuk e ka pasur më parë në mesfushë. Ai mund të kalojë me topin mes kundërshtarëve, një nënshkrim i mirë nga City”, shtoi Ferdinand.
Kujtojmë se Kovacic ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Manchester Cityn dhe nga ky transferim do të përfitojë edhe Dinamo, ish-klubi i tij.
Sipas propozimeve të UEFA-s, klubet ku lojtari ka kaluar periudhën e akademisë ndajnë 5 për qind të vlerës së transferimit. Sipas këtij rregulli, Dinamo ka të drejtën e dy për qind të transfertës, pra do të marrë të paktën 600 mijë euro.
Kujtojmë, Kovacic kaloi në Dinamo nga LASK në vitin 2008 si 13-vjeçar. Pesë vite më vonë, ai shkoi te Interi për 11 milionë euro. Më pas Reali i pagoi 38 milionë euro, kurse Chelsea 45 milionë.