Kryetari i FFK-së ftohet në festën e Pavarësisë së SHBA-së

Sratusi i plotë i Agim Ademit në Facebook:

I ftuar në festën e Pavarësisë së SHBA-së nga ambasadori Jeffrey Hovenier.

Një mbrëmje e mrekullueshme, plot emocion e festë, në një ambient shumë të veçantë, ku ishte e pranishme edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani, por edhe personalitete të shumta, diplomatë e përfaqësues të mediave.

Ambasadori Hovenier mbajti një fjalim frymëzues për rëndësinë e Pavarësisë së SHBA-së dhe për lidhjen e ngushtë midis dy vendeve tona.

I nderuar që isha pjesë e kësaj feste dhe mirënjohës ndaj ambasadorit Hovenier për ftesën.

Gjithmonë me idealet dhe vlerat amerikane!