Futbollisti i kombëtarës së Kosovës, Milot Rashica, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Oxygen’ te Besim Dina.
Anëtari i Galatasaray, në këtë emision e ka lavdëruar jashtëzakonisht shumë Federatën e futbollit të Kosovës duke thënë, që ata u plotësojnē të gjitha kushtet.
‘Në fillim kur kam pranuar me luajtur për Kosovën, kushtet nuk kanë qenē mirë. Por tani gjithçka është fantastike. Duke u nisur nga garderoba, akomdimi nē super-hotele dhe transporti me aeroplan privat. Pra nuk na mungon bash asgjë’ tha Rashica.
Kujtojmë që Rashica është një nga lojtarët më të mirë të kombëtarës së Kosovës.