Shorti për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve

Pasi mësuan kundërshtarët e raundit të parë në Champions League, skuadrat kampione Partizani, Struga dhe Ballkani mësuan edhe kundërshtarët e raundit të dytë, gjithnjë nëse ia dalin me sukses në raundin e parë.

Kujtojmë se Partizani në raundin e parë do të përballet me bjellorusët e Bate Borisov dhe nëse ia del me sukses, atëherë do të ndeshet me Aris Limasol të Qipros.

Nga ana tjetër, Ballkani do të ndeshet me Ludogorets në raundin e parë dhe nëse ia del t’i kalojë sllovenët në raundin e dytë do të përballet me fituesen e çiftit Olimpija Ljubjana-Valmiera.

Ndërkohë, në raundin e parë shorti i rezervojë Strugës përballjen me Zalgiris dhe në rast se ia dalin me sukses ndaj lituanezëve atëherë do të përballen me gjigandët turq të Galatasarayt.