Kurti: Të zëshmit për situatën, të dënojnë sulmet ndaj gazetarëve

Kurti ka postuar në Twitter videon ku shihet sulmi ndaj kameramanit të Radio Televizionit të Kosovës nga protestuesit huliganët në Leposaviq.

Kryeministri i Kosovës ka vlerësuar se sulmet ndaj atyre që raportojnë nga veriu janë të papranueshme.

“Një tjetër gazetar është sulmuar brutalisht teksa mbulonte zhvillimet në veri të Kosovës sot nga persona të maskuar. Sulmet fizike ndaj atyre që raportojnë nga terreni janë absolutisht të papranueshme dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët që në anën e kundërt janë të zëshme për situatën”, shkruan Kurti në Twitter.