Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë rezultuar në gjetjen e një veture të përfshirë nga flakët që dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit e implikuar në rastin e vrasjes në rrugën C në Prishtinë.
Sipas njoftimit, vetura është gjetur më larg vendit ku kishte ndodhur vrasja.
“Veprimet operativo – gjurmuese të ndërmarra nga ana e policisë, më larg vendit të ngjarjes kanë rezultuar me gjetjen e një veture të përfshirë nga flaka që dyshohet të jetë vetura e shfrytëzuar nga të dyshuarit e implikuar në rast”, tha zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti./teve1.info./