​24-vjetori i çlirimit të Prishtinës, Rama: Sot është ditë historike për vendin

Rama e ka vlerësuar këtë ditë si më të rëndësishmen për gjithë vendin e veçmas për kryeqytetin.

Derisa ka kujtuar gjithë të rënët për liri, ai ka thënë se falë tyre populli e shijon sot lirinë.

“Sot është një ditë e madhe, historike për gjithë vendin, mirëpo për kryeqytetin veçanërisht, sepse me 11 qershor 24 vite më parë është çliruar kryeqyteti dhe sot jemi të lirë të jetojmë e të veprojmë ashtu si duam, duke u falënderuar dëshmorëve e heronjve tanë”, ka thënë Rama, shkruan KP.

Homazhe te varrezat e dëshmorëve në kryeqytet me rastin e 24-vjetorit të çlirimit të Prishtinës sot në mëngjes ka bërë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.