Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe ai i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, vazhdojnë qëndrimin e tyre në evinimentet më të rëndësishme të futbollit evropian.
Dy presidentet kanë pozuar me trofeun e Champions Leagues. Finalja e garës më prestigjioze zhvillohet nesër në Stamboll, në mes Manchester City dhe Inter Milan.
Më posht e gjeni edhe postimin e Ademit:
Nata magjike e futbollit evropian po afron. Emocioni dhe ndjesia që të jep finalja e Ligës së Kampionëve dhe trofeu i kësaj gare elitare nuk kanë krahasim.
Bashkë me presidentin e FSHF-së dhe anëtarin e KE të UEFA-së, Armand Duka, po marrim pjesë në pritjen dhe darkën solemne të organizuar nga presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Buyukeksi në prag të kësaj finaleje madhështore.
Stambolli gjithmonë ka qenë qytet i emocioneve të pafundme, por kësaj radhe ka marrë ngjyrat e spektaklit dhe është shndërruar në epiqendër të futbollit botëror.
Qyteti tashmë është pushtuar nga atmosfera e tifozëve italianë e anglezë, por jo vetëm, të cilët janë të gatshëm për spektaklin e madh të mbrëmjes së nesërme në “Atatürk Olympic Stadium”.
#BashkëPërFutbollin ????⚽️????
#UEFA #ChampionsLeagues