Agim Ademi ftohet nga FIFA dhe Federata e Katarit për të qenë mysafir në finalën e Kupës së Botës për klube

Presidenti i FFK-së Agim Ademi do të udhëtojë sot në Doha të Katarit.

Ai aty është ftuar si mysafir special nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe Federata e Futbollit e Katarit për të ndjekur nga afër ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen e Kupës së Botës për klube.

Kjo garë, e cila i bashkon klubet më të mira nga të gjitha kontinentet, ka filluar më 1 shkurt dhe përfundon me finalen e madhe më 11 shkurt.

FFK ka krijuar marrëdhënie shumë të mira me Federatën e Katarit, me të cilën ka nënshkruar edhe Memorandum Bashkëpunimi, teksa gjatë kësaj vizite presidenti Ademi krahas takimeve me drejtuesit e futbollit të këtij vendi do të zhvillojë takime edhe me homologë dhe zyrtarë nga vendet e tjera.