Miq e bashkëkombës të besimit islam kudo që ndodheni, kam kënaqësinë që sot t’ua përcjellë urimet më të përzemërta për festën e Fitër Bajramit.
Në këtë ditë feste, e cila forcon vlerat e besimit tek Krijuesi ynë, i lutem Zotit t’ua pranojë agjërimin dhe të gjitha veprat e mira gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit.
Le të reflektojmë mbi sakrificën dhe mëshirën e këtij muaji dhe të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar një vend të ndritur dhe perspektivë për gjeneratat e reja.
Uroj që të mbajmë gjallë ndjenjën e humanitetit dhe solidaritetit ndaj njëri-tjetrit edhe në muajt në vazhdim, teksa shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e futbollit në Kosovë.
Urime Fitër Bajrami, paqja, shëndeti, begatia dhe harmonia qofshin mbi Ju dhe Familjet tuaja!
Me respekt,
A.A.