Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në zyrat qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës – KEK në Prishtinë, shkruan KP.
Motivet siç raportohet në media kanë të bëjnë me dyshimet për keqpërdorim të një tenderi për remontin e Bllokut A5 të Termocentralit “Kosova A”.
Teve1.info ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por nuk ka marrë përgjigje zyrtare rreth arsyeve të bastisjes, deri në momentin e publikimit të lajmit.
Po ashtu as drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi nuk i është përgjijgur thirrjeve dhe mesazheve nga teve1.info.
Ndërsa zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli ka thënë për teve1.info se ende nuk ka informacion për çështjen në fjalë, porse do të prononcohet sapo ta ketë.