Nutricionistja Vala Pupovci, ka thënë se dobitë e agjërimit në aspektin shëndetësor janë të shumta.
Ajo ka thënë se për këtë shkak ndërprerja e ushqimit edhe jashtë ramazanit është bërë trend.
“Unë vazhdimisht po e them që kjo ndërprerja e ushqimit për kohë të caktuara është bërë trend edhe jashtë Ramazanit, për faktin e dobive që i sjellë agjërimi. Kur nuk konsumohet ushqim për një periudhë të paktën 12 orësh fillon një proces i cili njihet si procesi i autofaligjiës apo vetngrënjes, ku trupi në një farë mënyre riciklohet prej qelizave të dëmtune dhe kjo ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme siç janë ato të zemrës, kanceri, diabeti e shumë të tjera”, ka thënë ajo në emisionin “ FANAR”, kushtuar muajit të Ramazanit në Tëvë 1.
Pupovci ka thënë se agjërimi nuk ka ndonjë efekt anësor nëse ushqehemi shëndetshëm apo nëse konsumohet pak ose me tepër se sa është e nevojshme.
Sipas saj organizmi adaptohet mjaftë mirë me agjërimin .