Në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Para trupit gjykues, Jakup Krasniqi u deklarua i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të, ndërsa tha se nuk mbanë asnjë përgjegjësi për ato akuza, transmeton Telegrafi.
“E kam të vështirë të kuptojë si është përpiluar aktakuza. Akuzën e kuptoj, por nuk pajtohem me të, nuk mbajë asnjë përgjegjësi për atë që thotë. Deklarohem plotësisht i pafajshëm”, u shpreh Krasniqi.
Të pafajshëm u deklaruan edhe Thaçi, Selimi dhe Veseli.
Seanca gjyqësore ka filluar rreth orës 09:00.
Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998/99.
Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.