Para fillimit të seancës së parë gjyqësore ndaj ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, para objektit të kësaj gjykate janë mbledhur disa protestues, raporton teve1.info
Sipas një postimi të veteranit të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi nga Haga, qytetarë shqiptarë nga vende të ndryshme të botës janë mbledhur para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, për të kundërshtuar gjykimin ndaj ish krerëve të UÇK-së, në ditën që do të filloj ky proces.
Një ditë më parë, në Prishtinë u mbajt një marsh në mbështetje të ish ushtarëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, për më shumë se 2 vite.
Ish presidenti Hashim Thaçi, ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli si dhe ish deputeti i Kosovës, Rexhep Selimi, po mbahen në paraburgim prej shtatorit të vitit 2021, me dyshimin se kanë kryer krime lufte.
Gjykimi ndaj tyre pritet të filloj sot.