Ajo ka thënë se deklarimi i Vuçiqit u prit shumë keq në Bruksel dhe në kryeqytetet e shteteve kyçe të BE-së.
“Megjithatë, retorika pas gjithçkaje dhe tallja me ‘dhimbje torturuese në dorën e djathtë’ u prit shumë keq, si në Bruksel ashtu edhe në kryeqytetet kyçe të Bashkimit Evropian (BE).” – ka thënë Von Kramon për gazetën Nova.
Ajo shtoi gjithashtu se është mjaft e sigurt se pozita ndërkombëtare e Serbisë do të kishte qenë shumë më e mirë nëse do të kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë.
“Kemi vënë re renditjen e Serbisë në OKB dhe në forume të tjera ndërkombëtare, por ajo që duhet të shohim nuk është vetëm vendosja e sanksioneve, por edhe një largim i qartë nga Rusia. Prania e RT dhe Sputnik, të cilat prodhojnë përmbajtje në gjuhën serbe, e bën këtë jashtëzakonisht të vështirë dhe për këtë arsye ne insistojmë që Serbia t’i ndalojë ato. Gjithashtu, drejtori prorus i BIA-s, Aleksandar Vulin, është një shembull tjetër se pse Serbia ka një reputacion si një kukull ruse në Ballkan. Ne po humbasim besimin në shërbimin e inteligjencës serbe dhe unë personalisht do të kisha frikë të bëja diçka kundër Rusisë në Serbi për sa kohë që ai e mban atë pozicion”, ka thënë ajo.