Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje për rastin e plagosjes së dy personave në Prishtinë.
Policia bën të ditur se dy meshkuj kosovarë janë dërguar në emergjencë pasi dyshohet se njëri ishte plagosur me amë zjarri dhe tjetri kishte lëndime nga mjeti i mprehtë thikë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:17 në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.
Sipas të plagosurve incidenti ka ndodhur pasi janë sulmuar nga tre të dyshuar, meshkuj kosovarë të cilët pas sulmit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati.
Viktimat gjenden në QKUK për tretman mjekësor dhe janë duke u siguruar nga njësitë policore. Rasti është duke u hetuar.