FFK me kërkesë për Dardanët: Djemve iu duhet përkrahje e madhe ndaj Andorrës

Kosova pas dy ditësh do ta luajë ndeshjen e dytë në kuadër të grupit I të kualifikimeve të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

‘Dardanët’ presin në “Fadil Vokrri” Andorën të martën nga ora 20:45.

FFK para këtij dueli ka bërë një thirrje për fansat e Kosovës.

Shtëpia e futbollit kosovar ka kërkuar nga tifozët e Kombëtares të pajisen me biletë dhe të përkrahin futbollistët “dardanë” për këtë takim të rëndësishëm.

“Dardanët rikthehen në stadiumin “Fadil Vokrri” për t’u përballur me Andorrën, me të vetmin qëllim – fitoren. Ata kanë nevojë për mbështetjen e gjithsecilit prej nesh në rrugën drejt Euro 2024. T’i mbështesim fuqishëm Dardanët tanë” – thuhet në postimin e FFK-së.

Biletat mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.