Takimi i radhës i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut pritet të qartësokë çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Për këtë ka folur edhe ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, i cili tha se është duke u punuar për organizimin e një takimi të ri, dhe se sipas tij është çështje kyçe të definohet forma e asociacionit.
Profesori universitar Seb Bytyçi thotë se asociacioni do të ketë një rol koordinues dhe se nuk do të prek kompetencat e komunave.
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi thotë se forma asociacionit do të dizajnohet në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca në një intervistë në tëvë1 ka deklaruar se kanë marrë garanci të forta që ky asociacion do të jetë një lloj forumi.