Një femër raportohet se është sulmuar seksualisht në Prishtinë.
Lidhur me rastin, policia njofton se të mërkurën ka arrestuar një person të dyshuar.
“Prishtinë 15.03.2023-00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin policor.
Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.