Si do të duket Komiteti Olimpik i Kosovës pa Federatën e Futbollit të Kosovës ?!

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar thuajase nën ombrellën e vet i ka të gjitha federatat sportive përveç futbollit.

Gara mes tyre sikur duket edhe në organizimet e eventeve të mëdha si Lojërat Olimpike dhe Kampionati Botëror i Futbollit.

Edhe pse mbahen gara në shumë sporte e disiplina sportive, futbolli aty dërgon lojtarë të rinjë edhe në kombëtare derisa ajka ruhet për kompeticionin e vet, madje guxon të bëjë eksperimente duke organizuar botërorin siç ishte rasti i fundit në Katar.

Pra futbolli është superfuqi edhe në raport me Komitetin Olimpik.

Tek ne doshta për shkak të pavarësimit të sportit, që ndodhi në vitet 90-ta, shtyllë kryesore e KOK-ut ishte edhe FFK.

Por futbolli sikur nuk e mori mbështetjen e pritur nga KOK. Asnjë fjalë nuk u tha nga ata me zvarritjen, që po i bëhet me licencimin e FFK nga Ministria e Sporteve. Fillimisht është menduar se me federata dhe përmbushjen e kritereve do të vinin pikërisht nga KOK, por përkundrazi ata heshtin.

KOK nuk po lëviz edhe kur federatat kanë nevojë më së shumti për ti dalë në ndihmë klubeve, siç ishte rasti i fundit me vërshimet. Asnjë hap nuk u ndërmor nga KOK për stadiumet në Skenderaj e Mitrovicë.

Është koha e fundit që drejtuesit e KOK të mendojnë për bashkëpunimin me federatat sportive e mos të kënaqen vetēm me një fotografi në shpalljen e laurateve.

Së fundi u kuptua se në momentet e fundit iu mohua nderimi i presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e që në fund, të gjithë i la të befasuar, pasi çmimi nuk iu nda dhe këtu lindën dyshime të mëdha në atë që i “detyroi” krerët e KOK-ut që ta stopojnë një nderë që mund të ia bënin së pari vetes, duke e nderuar njërin prej tyre, kur themi njërin prej tyre, po flasim për Agim Ademi pasi që për dy mandate e gjysmë ka qenë anëtarë i KOK-ut dhe të gjithë e dinë përkushtimin dhe zellin në punë të Ademi. Çmimi për punëtorin më të mirë iu dha një sportisti?!

Por si do të dukej Komiteti Olimpik i Kosovës nëse vendosin federatat e mëdha të braktisin këtë institucion.

Vitin e kaluar një numër i madh i federatave kishin akuzuar Kryetarin e KOK-ut, Ismet Krasniqi për keqdrejtim të institucionit, duke shtuar se është dorëzuar edhe para kërkesave të pabaza nga MKRS. Federatave si ajo e Xhudos që ishte më e zëshmja sikur ti shtohet edhe Federata e Futbollit, atëherë sigurisht se shpejt do të kemi ndryshime në krye të KOK-ut.