Sunday, November 24, 2024
Home SPORT Të zgjedhësh turpin para nderimit, KOK-u çmimin special ia mohon njeriut që...

Të zgjedhësh turpin para nderimit, KOK-u çmimin special ia mohon njeriut që po bën revolucion në futbollin vendor!

I pritshëm (nëse shohim kontributin e madh për zhvillimin e futbollit) ka qenë nderimin i presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, e që në fund, të gjithë i la të befasuar, pasi çmimi nuk iu nda dhe këtu lindën dyshime të mëdha në atë që i “detyroi” krerët e KOK-ut që ta stopojnë një nderë që mund të ia bënin së pari vetes, duke e nderuar njërin prej tyre, kur themi njërin prej tyre, po flasim për z. Agim Ademi pasi që për dy mandate e gjysmë ka qenë anëtarë i KOK-ut dhe të gjithë e dinë përkushtimin dhe zellin në punë të z. Ademi.

Kur shohim se si ndodhi ky absurditet që një cmim që i ndahet zakonisht puntorëve të dalluar në sport, kësaj rradhe i ndahet Vedat Muriqit i cili është vet sportist e jo puntor i sportit (një futbollist sigurisht i shkëlqyer i kombëtarës tonë), vijmë në përfundim se brenda KOK-ut mungon diçka, e ajo besojmë se është profesionalizmi, në ndërkohë aty shohim se ka plot xhelozi e inate personale, sepse nuk shpjegohet ndryshe kur ky çmim nuk i ndahet një reformatori  të palodhur të futbollit në vendin tonë, siç është z. Ademi, me mbi 40 vite në futboll, herë si futbollist, herë si donatorë, herë si drejtues klubi e së fundi, pas disa viteve nën kryetari i FFK-ës, edhe duke i prirë asaj si kryetar.

Vlenë të theksohet padyshim se një veprim tjetër i çuditshëm brenda KOK-ut i cili nga njohësit e sportit u cilësua si skandal, ishte ai i vitit të kaluar kur ky komitet, në mënyrë të befasishme e inatkeqe e kishte pozicionuar larg vendeve të para në kategorizim futbollin, ashtu siç e meriton, apo siç e kanë përmirësuar këtë vit gabimin, duke e rikthyer në vendin e parë me pikë maksimale. Mesa duket, inatet e vitit të kaluar që i kishin shfaqur direkt tek FFK, e që e kishin parë që u bënë turp i botës, tani i kanë zhvendosur personalisht tek z. Agim Ademi, çka na bënë të besojmë se KOK-u me ndarjen e çmimit nuk do ta nderonte z. Agim Ademi, por së pari do ta nderonte veten e vetë, por ja që as këtë nuk kanë arritur ta kuptojnë.

Se pse e meriton një cmim special të tillë z. Ademi, duhet të theksohen disa gjëra, të cilat KOK-un e turpërojnë në dy variantet e mundshme: Ose nuk i dijnë ose nuk i vlerësojnë.

Le të fillojmë nga infrastruktura e cila pa dallim të asnjë rajoni, po zhvillohet paralelisht në të gjithë vendin, këtë më së miri e dëshmojnë po të dilet në teren e të bisedohet si me fëmijët ashtu edhe me trainerët apo edhe secilin që sillet rreth futbollit. Është bërë një punë fantastike e cila po vazhdon me edukimin e trajnerëve, gjyqtarëve të të dya gjinive, por edhe e specializimit e të gjithë stafit të federatës, në mënyrë që të jenë të përgatitur për secilën detyre që merret nga FIFA dhe UEFA, për zbatim në vendin tonë, gjithashtu duke dërguar refer për ndeshje ndërkombëtare, delegate të ndeshjeve, kontrollorë apo edhe drejtor organizativ për ndeshjet, paramendojeni, të gjitha këto tashmë kemi shqiptarë nga Kosova, këto nuk janë bërë për një natë, por me një punë të madhe.

Sukseset e FFK-së për ngritjen e nivelti të futbollit nuk ndalen me kaq, kjo pasi që dora e sajë është ndjerë në secilën “plagë” të futbollit vendor, duke siguruar sigurimet shëndetësore të futbollistëve të klubeve, formimin e Ligës u21, formimin e kombëtareve U16, U18 si dhe U20, cka garanton cilësi më të madhe të futbollistëve kur të piqen për tu bërë pjesë e kombëtares A.

Një punë e palodhur është bërë edhe në fushën e PR-it apo marketingut duke siguruar me meritë sigurisht, sponsor gjeneral  për SuperLigën, Ligën e Parë, Ligën e Parë të femrave, Ligën e Futsallit, të referëve si dhe elitën e të rinjëve të cilët, pra sponzorët, janë të nderuar që janë pjesë e botës së futbollit në vendin tonë.

Federata e Futbollit të Kosovës bashkë me z. Agim Ademi themi do ta nderonte KOK-un nëse do t’i ndahej cmimi special sepse dora e tyre është ndjerë edhe aty ku nuk e ka obligim, po flasim për sigurimin e katapultave për zhvillimin sa më efikas të stërvitjeve dhe mbatjeve të performancave të futbollistëve për të gjitha ekipet, mandje duke ofruar rregullimin e zhveshtoreve nëpër klube, absolutisht kjo një iniciative e cila nuk ka qenë obligim, por që me këto veprim, FFK dhe z. Ademi kanë treguar me vepra ato që i thonë zakonisht me fjalë, se mision e kanë zhvillimin e futbollit të vendit dhe se në të duan të lënë gjurmë të fuqishme, në mënyrë që frutet të vilen ndër gjenerata.

Për fund, komuniteti i sportit do të duhej të ndihej i turpëruar që ia mbyllë syt vetës përpara gjithë këtyre punëve e angazhimeve për të mirën e futbollit në këtë rast. Për këtë arsye, pra ne e shtrojmë pyetjen:

Kush do të nderohej nëse çmimi special do t’i ndahej z. Agim Ademi? A do të nderohej pra z. Ademi, apo vetë KOK-u?

Mesa duket, këta të fundit, përpara se të ndihen të nderaur, kanë zgjedhur që të ndihen të turpëruara, fatkeqësisht!