Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani sot e feston ditëlindjen e tij të 29-të. Ai ka marrë shumë urime për këtë ditë, teksa e ka uruar edhe Federata e Futbollit e Kosovës. Por, një urim i veçantë ka ardhur nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
Ai në profilin e tij në Instagram ka vendosur në ‘Story’ një foto të Amirit me një mesazh urimi: “Urime ditëlindja kapiten Amir Rrahmani. Uroj ta kesh shëndetin dhe sukseset të të përcjellin gjithmonë. Shpresoj që ditëlindjen e 30-të ta festosh si i kualifikuar në Euro 2024 me Kombëtaren e Kosovës. Kjo do të ishte dhurata më e mire për ditëlindje”, ka shkruar Ademi.