Shala: Ministër Çeku, licencoje FFK-në se mbetësh në histori qysh është mas keqi!

Ish-drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala ka kërkuar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku që sa më parë të licencohet FFK dhe të mos rrezikohet largimi i Kosovës nga FIFA e UEFA.

Ai një kërkesë të tillë e ka bërë në një postim në profilin e tij në Facebook, pasi edhe më tutje Komisioni për Licencimin e federatave nuk e ka lëshuar licencën për federatën më të madhe sportive në vend.

Postimi i plotë i Mentor Shalës:

Mirëmjesi z.Ministër Hajrullah Çeku! Nuk rrezikohet largimi i Federatës së Futbollit të Kosovës prej FIFA e UEFA vetëm pse doni me pas njerin e juaj në vend të Agim Ademit. Serbia me pas mujt ma përpara e kish zgjedh me largu FFK prej FIFA e UEFA se me ba Zajednicen (Asociacionin). A e dini more ju, çfar fitore e madhe ish kanë për Serbinë kjo?! Po neve vetëm sporti është tu na zbardh ftyren nëpër botë! Mosni Ministër, se mbeteni në histori qysh është mas keqi! Licencone FFK-në e tani merrnu me Agim Ademin gjithë ditën!

P.s. Bota Kosovën e njeh për t’mirë përmes futbollit, xhudos etj, e njeh për t’keq për shkak t’politikës!