16 gjyqtarë pajisen me stemën e FIFA-s, Kosova bëhet edhe me treshe të gjyqtareve VIDEO

Presidenti Agim Ademi së bashku me kryetarin e Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani kanë pritur sot 16 gjyqtarët, të cilët janë licencuar për garat ndërkombëtare dhe me këtë rast edhe u janë dorëzuar stemat e FIFA-s.

Vit pas viti numri i gjyqtarëve kosovarë me stemë të FIFA-s është rritur, derisa për herë të parë Kosova është bërë edhe me treshe të gjyqtareve, pasi tashmë krahas Lumturije Muhadrit janë licencuar edhe Rita Vehapi, si gjyqtare kryesore dhe Fitore Govori si asistente.

Presidenti Ademi përgëzoi të rikonfirmuarit me stemë të FIFA-s, derisa gjyqtarëve që u pajisen për herë të parë me këtë stemë iu shprehu urimet më të mira, me shpresë se do të kenë rrugëtim të suksesshëm në garat evropiane.

Numri një i FFK-së vlerësoi punën e gjyqtarëve si në kampionatin vendor, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, derisa kërkoi nga ata që të vazhdojnë punën e tyre me përkushtim drejt progresit të mëtejshëm. Ai u shpreh i lumtur që tashmë Kosova është bërë edhe me treshen e gjyqtareve për futbollin e vajzave/grave, gjë e cila siç theksoi ai, dëshmon punën e mirë që viteve të fundit është për edhe në këtë segment.

Ndërkaq, në emër të kolegëve të tij, Genc Nuza falënderoi kreun e FFK-së për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë sektorit të gjyqtarëve, veçmas për instalimin e sistemit VAR në futbollin vendor dhe për mundësitë e ofruara për të qenë në hap me kohën dhe zhvillimet në futbollin evropian.

Kjo është lista e gjyqtarëve që kanë marrë stemën e FIFA-s:
Gjyqtarë kryesorë
1.Genc Nuza
2.Visar Kastrati
3.Mervan Bejtullahu

Asistentë
1.Fatlum Berisha
2.Bujar Selimaj
3.Lumturije Muhadri
4.Fatmir Sekiraqa
5.Edmond Zeqiri
6.Besnik Morina
7.Granit Hyseni
8.Arbnor Bullatovci
9.Fitore Govori
10.Rita Vehapi

Gjyqtarët e futsallit
1.Besar Beqiri
2.Besart Ismajli
3.Florentina Kallab