FFK përmbyll procesin e licencimit dhe auditimit nga UEFA

Gjatë javës që po e lëmë pas, Federata e Futbollit e Kosovës ka kaluar me shumë sukses një proces shumë të rëndësishëm, atë të licencimit dhe auditimit nga Departamenti i Licencimit i UEFA-s.

Zyrtarët e Konfederatës Evropiane qëndruan në Prishtinë, nga e hëna deri të premten, duke elaboruar në mënyrë të hollësishme dokumentacionin e ofruar nga FFK-ja, për mënyrën e funksionimit të FFK-së. Zyrtarët e UEFA-s, janë ndarë shumë të kënaqur me progresin e bërë nga FFK-ja dhe kanë premtuar vazhdimin e përkrahjes së patjetërsueshme të UEFA-s për zhvillimin e mëtejm të FFK-së dhe futbollit kosovar.

Në këtë formë zyrtarët e UEFA-s kanë konfirmuar vazhdimin e licencimit për FFK-në edhe për vitin vijues.