Përparim Rama dhe Agim Ademi ndodhen në Stamboll, ku vizitën e kanë shfrytëzuar për ta parë nga afër stadiumin olimpik të qytetit turk.
I pari i Prishtinës dhe i pari i futbollit kosovar kanë vizituar stadiumin olimpik në Stamboll ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve.
Kryetari i Komunës së Prishtinës ka bërë një postim, duke shkruar se stadiumi i kryeqytetit që pritet të ndërtohet në Bërnicë të Poshtme të jetë i këtij nivel.
“Së bashku me Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, vizituam Stadiumin Olimpik në Stamboll, në të cilin UEFA parasheh që të luhet finalja e Ligës së Kampionëve dhe disa ndërtesa të tjera të rëndësishme”.
“Eksploruam mundësitë dhe idetë që Stadiumi i Ri i Kryeqytetit i cili do të ndërtohet në Kampusin e Sporteve në Bërnicën e Poshtme, të jetë i këtij niveli”.
“Ky Stadium do të jetë në shërbim të ekipeve kombëtare dhe të Kryeqytetit”, ka shkruar i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.