Ndonëse Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dje, ka thënë se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes, kjo ende nuk ka ndodhur.
Ekipi i IndeksOnline ndodhet në Rudare, aty ku ishte vendosur barrikada e parë dhe e njëjta vazhdon të mbetet e tillë që tri javë.
Afër barrikadës është edhe KFOR-i i cili po e monitoron gjithë situatën.
Mëngjesin e sotëm u raportua se njëra nga barrikadat është djegur nga persona ende të panjohur.
“Bazuar në informacionet zyrtare, në mëngjesin e hershëm është raportuar se në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar”, është thënë në njoftimin e policisë.