Kurtit e Osmanit iu ofrohet picë në Obiliq

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosjes dhe ushtruesja e detyrës së postit të presidentes, Vjosa Osmani në ditën e tretë të fushatës kanë vizituar Komunën e Obiliqit.

Derisa Kurti e Osmani bënin ecje në sheshin e Obiliqit, aty qytetarët iu kanë ofruar pica.

“krejt me zemër”, tha qytetari derisa iu ofroi picën.

Picën e marrë nga qytetari, Kurti e ka ngrënë gjatë ecjes që bënte në shesh.

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosjes dhe ushtruesja e detyrës së postit të presidentes, Vjosa Osmani në ditën e tretë të fushatës kanë vizituar Komunën e Obiliqit. Aty Kurtit e Osmanit, qytetarët iu kanë ofruar picë.

Kurti ka bërë thirrje që të dalin sa më shumë persona për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ne do të bëjmë referendum gjithë popullor. Para 30 vjetëve populli kishte nënshkruar referendum për liri, edhe në vitin 2021 duhet të bëjmë referendum dhe duhet të deklarohemi për ndryshime demokratike që sjellin punësim dhe drejtësi”.

Ndërsa, Osmani ka deklaruar se më 14 shkurt nuk mund të ndalet vullneti për ndryshim.

“Ndryshimi do të vuloset më 14 shkurt. E kemi shansin historik ta kthejmë Kosovën në rrugë të drejtë, me një qeverisje të pastër dhe me njerëz të ndershëm”.