Reagon Lidhja Rajonale e Futbollit e Prishtinës për rastin e FFK-së

Lidhja Rajonale e Futbollit e Prishtinës ka reaguar në lidhje për rastin e FFK-së.

“Lidhja Rajonale e Futbollit e Prishtinës, i bënë të ditur opinionit të gjerë futbolldashës, se me indinjim të madh është duke i përcjellë të ashtuquajturat “rekomandime” të quajturit “grup për licencim” në kuadër të MKRS-së, për FFK-në.

Ne, si Lidhja më e madhe e futbollit në Kosovë, ku nën ombrellën tonë garojnë më se 46 klube dhe shkolla futbolli me afër 6.000 futbollistë, nuk mundemi as të marrim me mend, se një grup i ashtuquajturish ekspertë, se vetëm mendja mund t’iu shkojë në ndalimin e zhvillimit të futbollit. 

E pabesueshme, e padëgjueshme, e pa kuptueshme, e paimagjinueshme!