Nipi i këngëtarit tonë legjendar, Sabri Fejzullahu, Arti është pajisur me fanellën e Kombëtares së Kosovës në emisionin kushtuar Kampionatit Botëror “Fan Zone” në RTK 1. Arti, ka qenë mysafir së bashku me gjyshin e tij në këtë emision, e ku ka qenë i pranishëm edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Ky i fundit e ka pajisur me fanellën dardane Art Fejzullahun, teksa ai i ka premtuar të parit të futbollit kosovar se në të ardhmen do të luajë për Kosovën. Emisioni i sotëm “Fan Zone” ka qenë me shikueshmëri të madhe, derisa Arti është shquar si njohës i mirë i futbollit, duke u përgjigjur saktë në shumë pyetje rreth Kupës së Botës, derisa ka treguar se është fans i madh i yllit argjentinas, Lionel Messi.
Latest article
Foda intensifikon punën me ekipin, Raçi e Rrudhani optimistë për fitore në dy miqësoret
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e tretë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor kundër Armenisë dhe Komoreve....
Ademi për 1 Qershorin: Fëmijët, shpresa dhe e ardhmja jonë
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka marrë pjesë në një aktivitet në kuadër të shënimit të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
“Federata e...
FFK hap dyert për talentet nga Lugina, Kosova U15 zhvilloi miqësore me regjionin e...
Kombëtarja e Kosovës U15 e ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore me futbollistë nga regjioni i Luginës, përkatësisht nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. Kjo...