Misioni parësor i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, FIFA e asaj evropiane, UEFA, janë shteti larg duart nga futbolli. Nuk pranohet asnjë vendim administrativ e aq më shumë kur është ndesh me Ligjin për Sportin, që cenon pavarësimin e institucionit të futbollit
Këtë shqetësim adhuruesit e futbollit e kishin edhe gjatë këtij viti kur u tha se njerëz nga Ministria e Sporteve dyshohet se dëshirojnë të përzihen në autonominë e Federatës së Futbollit të Kosovës, gjatë zgjedhjeve për kryetar të sajë.
Pas reagimeve të opinionit futbollistik por edhe të atyre nga UEFA, ministri reagoi duke potencuar se nuk përzihen në punët që nuk i takojnë.
Megjithatë MKRS dërgoi lëndën në gjykatë duke e kontestuar kuvendin.
Nuk kishte asnjë ndalesë, dhe kuvendarët me shumicë të votave rizgjedhën Agim Ademin për mandantin e ri 4 vjeçar.
Një komision i MKR-së, kishte dhënë opinion këshillues se kuvendi nuk është i rregullt, anëtar nga të cilët në debate hapur ishin implikuar në fushatën zgjedhore.
Së fundi nga Ministria e Sporteve duket të jetë marrë një hap i ri me zakone të vjetra.
Me anë të një udhëzimi të ri administrativ thanë se do të fillojnë licencimin e federatave.
E numri një i ministrisë, Hajrulla Çeku, hapur ka potencuar se FFK nuk do të licencohet derisa lënda të jetë në proces gjyqësor, të cilën vet ajo ministri e kishte dërguar në bazë të një opinioni këshillues të sqaruar më lartë!
Ky udhëzim administrativ duket të jetë ndesh me Ligjin e Sportit. Dyshohet se ky veprim mund të jetë bërë që tani të jetë pengesë për zhvillimin e licencimin e federatave.
Ndoshta në vazhdim pritet edhe reagimi i Komitetit Olimpik të Kosovës, në mënyrë që të mbanë politikën larg sportit.
Ministri Çeku së fundi ka folur për pasojat e mos-licencimit duke aluduar me theks të veçantë te federata më e madhe sportive në vend.
Lehtë mund të konsiderohen kërcënime për FFK-në dhe drejtuesit e sajë.
FIFA e UEFA në asnjë mënyrë nuk bëjnë tolerime të tilla dhe në rastin më të lehtë do të mund të vinte suspendimi i FFK-së në garat evropiane.
Përveç përjashtimit të ndeshjeve të Kombëtares në të gjitha kategoritë, aty do të pësonin edhe vet klubet.
Andaj qoftë me vendime arbitrare apo përmes udhëzimeve administrative, njerëzit që drejtojnë ministrinë përkatëse duhet ta dinë, se një lojë e tillë nuk lejohet nga organet e futbollit ndërkombëtar.