Nuk ndalen infektimet me COVID-19 te Atletico Madridi, Dembele i shtohet listës

Moussa Dembele është futbollisti i fundit i Atletico Madridit i infektuar me coronavirusin e njohur si COVID-19.

Gjatë të mërkurës, Atletico njoftoi se ylli portugez, Joao Felix ka rezultuar pozitiv me coronavirus pas testeve të bëra.

Megjithatë, ende pa kaluar 24 orë, klubi madrilen ka konfirmuar edhe një rast të ri të infektimit me COVID-19.

Bëhet fjalë për sulmuesin Moussa Dembele, i cili u transferua në Wanda Metropolitano vetëm në këtë afat kalimtar.

 

“Sulmuesi ynë Moussa Dembele ka rezultuar pozitiv me COVID-19”.

“Ai është izoluar në shtëpi, në përputhje me udhëzimet e autoriteteve shëndetësore dhe protokollet e La Ligas”, thuhet në njoftimin e Atleticos.

Atletico tani ka katër lojtarë në vetizolim – Yannick Carrasco dhe Mario Hermoso u konfirmuan që kishin Covid-19 katër ditë para Felix, i cili doli pozitiv të mërkurën.