Miftaraj për programin e VV-së mbi sundimin e ligjit: Dëshpëruese, mungesë elementare e njohurive

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka komentuar programin për sundimin e ligjit të shpalosur nga Vetëvendosje.

Me anë të një postimi në Facebook, Miftaraj e ka quajtur “dëshpërues” këtë program duke thënë se ka mungesë elementare të njohurive për sistemin e drejtësisë.

“Pjesë integrale dhe e domosdoshme e sistemit të drejtësisë është gjyqësori i pavarur, i paanshëm, me integritet dhe efikas. Për të arritur këtë, nivelet më të larta hierarkike të sistemit të drejtësisë dhe jo vetëm, do t’i nënshtrohen procesit të vetingut. Nëpërmjet këtij procesi synohet të arrihet integriteti gjyqësor dhe prokurorial dhe do të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Duke pasur parasysh rëndësinë e këshillave, procesi i vetingut do të nisë nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

E lexova planprogramin e VV lidhur me sundimin e ligjit.

Me pershkru shkurt:

Deshperuese, mungese elementare e njohurive lidhur me sistemin e drejtesise, propozim i masave ne kundershtim me parimet baze te sundimit te ligjit, iluzor, popullist.

Nga krejte programi i kesaj partie, ku nuk pat gabime ishte propozimi me poshte qe nese do te realizohet mund te sheh dite te bardha sistemi i drejtesise.

Pjesë integrale dhe e domosdoshme e sistemit të drejtësisë është gjyqësori i pavarur, i paanshëm, me integritet dhe efikas. Për të arritur këtë, nivelet më të larta hierarkike të sistemit të drejtësisë dhe jo vetëm, do t’i nënshtrohen procesit të vetingut. Nëpërmjet këtij procesi synohet të arrihet integriteti gjyqësor dhe prokurorial dhe do të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Duke pasur parasysh rëndësinë e këshillave, procesi i vetingut do të nisë nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial.

Kjo eshte pjesa me ndritshme qe jep shprese nese zbatohet, pjesa dermuese e plan programit me siguri eshte shkruar nga persona jo kompetente dhe qe idene se kane si funksionon sistemi i drejtesise ne Kosove. Pjesë integrale dhe e domosdoshme e sistemit të drejtësisë është gjyqësori i pavarur, i paanshëm, me integritet dhe efikas. Për të arritur këtë, nivelet më të larta hierarkike të sistemit të drejtësisë dhe jo vetëm, do t’i nënshtrohen procesit të vetingut. Nëpërmjet këtij procesi synohet të arrihet integriteti gjyqësor dhe prokurorial dhe do të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Duke pasur parasysh rëndësinë e këshillave, procesi i vetingut do të nisë nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial.