Për ata që nuk e dinë; Jemi me fat që kemi Agim Ademin në krye të futbollit

Opinion nga Andin LOKAJ

Për ata që janë jashtë futbollit profesionalisht dhe të cilët në jetën e tyre janë pjesë e sferave të ndryshme të shoqërisë. Punëtorë, biznesmen, politikanë, Akademikë e shkencëtarë.

Pozicioni i Presidentit të një Federate të futbollit është ndër më të rëndësishmit në zhvillimin e ngjarjeve pozitive në Planetën tonë.

Dhe nuk është i arritshëm lehtë.
E shumë më i vështirë është të menaxhohet.

Ne si Kosovë e kemi fatin që e kemi aktualisht zotëri Agim Ademin në krye të futbollit kosovar dhe personalisht mendoj që duhet të qëndrojë edhe dy mandate tjera ngase e njef punën larg më mirë se të gjithë.

Për sferat e shoqërisë të cilat futbollin e shohin vetëm sipërfaqësisht:

Presidenti aktual i FFK-së ishte futbollist aktiv nga viti 1975 deri më 1988,

Nga viti 1992 deri më 2000 e dha centin e fundit për klubin Kosova e Prishtinës.

Ndërsa nga viti 2000 deri më 2018 ishte nënkryetar i FFK-së duke i ndihmuar për çdo sekondë, minutë orë e ditë Presidentit të ndjerë Fadil Vokrri.

Më 2018 kur u zgjodh i pari i futbollit tonë, asnjëri nga 58 delegatët të cilët e votuan, nuk gabuan.

Gjatë Pandemisë i ndihmoi klubet duke i nxjerrë nga tmerri që kishte kapluar krejt Planetën. Mos ta harrojmë këtë fakt të rëndësishëm se ne si popull shpejt harrojmë.

Dhe në fund:

Brenda 4 viteve arriti të ngritë Kombëtaren në një nivel në të cilin asnjë President më herët në Rruzullin tokësor nuk kishte arritur ta bëjë.

Dhe nuk është rastësi që nesër në Kosovë vjen një njeri super i fuqishëm.

BOSSI I TOPIT

GIANNI INFANTINO

PËRPARA KOSOVË

(Ky shkrim është publikuar në profilin e komentatorit të njohur kosovar në Facebook)