Agim Ademi ka takuar presidentin e Bundesligës dhe të FC Borussia Dortmund

I pari i FFK-së, përmes llogarive sociale ka treguar se ka takuar në Tiranë presidentin e Bundesligës dhe të FC Borussia Dortmund.

“Sot në Tiranë takova zëvendëspresidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, njëherësh presidentin e Bundesligës dhe të FC Borussia Dortmund, Hans-Joachim ‘Aki’ Watzke.

Ai po qëndron për vizitë në Shqipëri, ku e pritëm së bashku me presidentët Armand Duka dhe Muamet Sejdini.

Diskutuam për futbollin evropian dhe në veçanti për projekte të përbashkëta rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të futbollit në rajonin tonë dhe për bashkëpunim në kuadër të ligave.
A.A.
#BashkëPërFutbollin”, ka shkruar Agim Ademi