Edon Zhegrova, futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka komentuar në lidhje me disa futbollistë që i kanë thënë “Jo” reprezentacionit kosovar në futboll.
Zhegrova në një postim në llogarinë e tij në Instagram ka shkruar se atij i janë dashur vetëm 10 sekonda për të pranuar Kosovën, shkruan Demokracia.com.
“Vetëm nëse e do dhe e ndjen këtë shtet mund të luani. Unë jam 1000 herë më i mirë, madje nuk mund të krahasohem. Të gjithë këta lojtarë që nuk e pranojnë Kosovën, mua deshën vetëm 10 sekonda për të pranuar vendin tim, sepse zemra ime rreh këtu, kështu që nëse nuk e doni këtë vend, nuk jeni pjesë e tij. Kjo është për të gjithë ata që mendojnë se janë dikushi”, ka shkruar Edon Zhegrova në rrjetin social.
Edon Zhegrova ishte ndër futbollistët që pranoi Kosovën që nga koha e ish-presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri.
Zhegrova është pjesë e Lille në Ligue 1 që nga janari i këtij viti kur u transferuar nga Baseli i Zvicrës.