Lukaku e Ibrahimovic shpëtojnë nga dënimi shtesë

Komisioni Sportiv në Itali ka vendosur që të mos i dënojë lojtarët Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukakun.

Ndeshja çerekfinale mes Milanit dhe Interi u mbyll në të mirë të zi-kaltërve me rezutlat 2-1, pas golit të shënuar në kohë shtesë nga Christian Eriksen, shkruan lajmi.net.

Vëmendjen kryesore në këtë ndeshje e mori dueli i ashpër mes Lukakut dhe Ibrahimovicit në fundin e pjesës së parë. Mediat Italiane raportuan se Ibrahimovic tha shumë fjalë të rënda për Lukakun.

Ibrahimovic do të mungojë për shkak të kartonit të kuq (një ndeshje), ndërsa Lukaku ka akumuluar kartonat dhe kësisoj do t’i mungojë Interit në gjysëmfinalen ndaj Juventusit.

Ky dënim do të vlejë vetëm për Kupën e Italisë dhe Suedezi mund të luajë në ndeshjen e ardhshme të Milanit ndaj Bolognas.