Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë verfikimin e nënshkrimeve nga qytetarët e Kosovës, të cilët përmes tyre po kërkojnë nismë ligjore në Kuvendin e Kosovës për tërheqjen e një shume të parave nga Trusti.
Në një përgjigje për zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi ka thënë se pas pranimit të kërkesës nga Kryetari i Kuvendi për verifikim të listës së nënshkrimeve të qytetarëve të Kosovës, përkrahës të nismës legjislative për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për fondet pensionale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbushur detyrimet ligjore në pajtim me Ligjin për Nisma Legjislative 04/L-025.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka verifikuar listën e nënshkrimeve në raport me listën e fundit të votuesve, e cila i takon Zgjedhjeve Lokale të 17 tetorit 2021 dhe të cilën e posedon KQZ-ja. Pas procesit të verifikimit të listës së nënshkrimeve të peticionit, rezulton se 17,197 nënshkrues të peticionit janë qytetarë me të drejtë vote të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Elezi vlerësoi se lidhur me këtë, gjatë ditës së sotme (e enjte) e kanë informaur zyrtarishtedhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës.