Nuk ishte tradhtia shkak i ndarjes së Piques me Shakirën, zbulohet problemi që e ndau çiftin e famshëm

NEW YORK, NY - DECEMBER 25: Milan Pique Mebarak, Shakira, Sasha Pique Mebarak and Gerard Pique attend the New York Knicks Vs Philadelphia 76ers game at Madison Square Garden on December 25, 2017 in New York City. (Photo by James Devaney/Getty Images)

“Tradhtia” e Gerard Piques ndaj Shakirës u përfol gjatë në media si arsyeja që çoi në ndarjen e dyshes së njohur.

Mirëpo që pas këtij momenti kanë qenë të shumta spekulimet nëse fshihet diçka tjetër pas kësaj. Roberto Garcia ish i dashuri i njërës nga motrat e këngëtares ka deklaruar së fundmi se tradhtia e futbollistit nuk ishte arsyeja e vetme. Ai tregoi se në fakt problemet mes ish-çiftit kishin filluar kohë më parë, dhe arsyeja ishin paratë.

Ish-kunati i Shakirës në një intervistë për median spanjolle “Esdiario” rrëfeu se Gerard disa kohë më parë i kishte kërkuar një kredi që ta investonte në biznese të tjera. Por, e ndikuar edhe nga prindërit e saj autorja e hitit “Waka Waka” nuk kishte pranuar.

“Sipas asaj që më ka thënë një person shumë i afërt i tyre, mes të dyve ka pasur një problem ekonomik. Supozohet se Pique do t’i kishte kërkuar Shakirës para për një çështje investimi dhe familja e këngëtares nuk ka pranuar t’ia japë. Ata nuk i përzienin paratë e tyre dhe e mbajnë ekonominë familjare në 50%,”- u shpreh Roberto Garcia.

Roberto pohoi gjithashtu se këngëtarja nuk ka pasur kurrë synime të martohej me futbollistin.

“Shakira u fiksua pas Pique sepse i pëlqente që ai të ishte babai i fëmijëve të saj. Ajo e dinte se nuk do të martohej kurrë me të”, shtoi ai.

Ju kujtojmë që ndonëse nuk u celebruan kurrë zyrtarisht, Shakira dhe Pique në 12 vite lidhje janë prindër të dy fëmijëve, Milan dhe Sashës.