Deti nxjerr një të vdekur në Durrës, Policia jep detaje

Një 80-vjeçar është gjetur i vdekur në breg të detit në lagjen nr. 1 Durrës rreth orës 11:20 këtë të mërkurë.

Nuk dihen ende shkaqet, ndërsa dyshohet se do të jetë mbytur.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak:

Rreth orës 11:20, në lagjen nr. 1 Durrës, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, shtetasi V. Ll., 80 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.