Dafina Zeqiri: Edhe Monroe ka bërë ndërhyrje estetike dhe të gjithë i thonë natyrale

Dafina Zeqiri është njëra ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

E ditëve të fundit ajo po përballet me disa kritika rreth fryerjes së buzëve të saj.

Gjitha kjo nisi nga një foto e publikuar nga ajo pa grim.

Sot ajo sërish ka postuar në storje një koment të bërë nga një ndjekëse, ku edhe i ka dhënë përgjigje.

Sipas këngëtares, asaj shpesh i duhet të qëndrojë pa gjumë për shkak të punës së tepërt, kështu sipas saj, vetëm tretmanet e fytyrës janë të pamjaftueshme.

Gjithashtu ajo u shpreh se botox kishte edhe Marilyn Monroe por u cilësua si natyrale, ndërsa sipas saj ajo kritikohet shumë.