Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se po punojnë për një takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, para pushimeve të verës në Bruksel.
Lajçak tha se ka pasur diskutime të gjata me Kurtin, ndërsa theksoi se takimi i radhës i kryenegociatorëve do të zhvillohet në korrik.
“Takimin e radhës në kuadër të kryengociatorëve do ta kemi në korrik, dhe jemi duke punuar që ti takojmë udhëheqësit kryesor të dialogut, kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, dhe do të doja që kjo të ndodh para pushimeve verore. Po punojmë që të krijojmë mundësi për këtë ka një numër dokumentesh për të cilat po diskutojnë e që janë për personat e zhdukur, bashkëpunimin rajonal etj”,tha ai.
Ai tha njashtu se ka një numër të dokumenteve që tani janë duke i diskutuar.
Pas qëndrimit dy ditor në Kosovë, Lajçak ka udhëtuar drejt Beogradit.
AI pritet që sot të takojë presidentin serb, Vuçiq.
Duhet përkujtuar që gjatë qëndrimit të tij në Kosovë si dhe takimeve që pati me Kurtin dhe opozitën, Lajçak ka ripërsëritur rëndësinë e zhvillimit të dialogut në mes dy vendeve.