Chelsea rivalizon Liverpoolin për Bellingham

Chelsea ka filluar të hapet nëpër shumë pista për merkaton e verës.

‘Blutë’ e Londrës po interesohen për lojtarë sulmues, për mbrojtës dhe tani po luftojnë edhe për mesfushorë.

‘AS’ raporton se Chelsea janë gati ta rivalizojnë skuadrën e Liverpool për shërbimet e mesfushorit të Borussia Dortmund, Jude Bellingham.

Reprezentuesi i Anglisë nuk pritet megjithatë të largohet gjatë kësaj vere nga ‘Signal Iduna Park’.

Në garë për ta marrë lojtarin në vitin 2023 do të jetë edhe skuadra e Real Madrid.

Sikur Real Madrid e Liverpool, edhe Chlelsea preferon të arrij marrëveshje këtë verë, edhe nëse duhet pritur një vit për afrimin e anglezit.